Mesazh i fuqishëm i Avdil Ibishit, në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara
Gjilan – Në Kosovë, personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë me paragjykime, diskriminim dhe mohim të të drejtave themelore. Mungesa e qasjes në arsim, punësim dhe hapësira publike i izolon dhe i privon nga mundësitë për një jetë të barabartë ka shkruar Avdil Ibishi.
Postimi i plotë:
Kjo ditë na kujton detyrimin tonë për të thyer barrierat dhe për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjithë respektohen dhe mbështeten.
Më 3 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, le të angazhohemi që çdo individ të ndjehet i pranuar, i fuqizuar dhe i barabartë në shoqëri.
Respekti dhe përfshirja janë ura drejt një bote më të drejtë për të gjithë.
Ndryshimi fillon me ne!