Eko Higjiena

Haliti nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për përkrahjen e strehimores për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë ceremoninë zyrtare nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit 2024-2026 në Gjilan ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Kjo ceremoni është organizuar nga Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë.

Bëhet me dije se nën mandatin e misionit të OSBE-së janë të përfshira disa aktivitete për të kontribuar drejt fuqizimit gjinor, mbrojtjes nga dhuna në familje dhe promovimit të të drejtave dhe barazisë së grave.

Mobi Casa

Si pjesë e këtyre aktiviteteve, Misioni i OSBE-së, në vitin 2021, kishte mundësuar procesin e nënshkrimit të dy memorandumeve të mirëkuptimit (MM) ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje me qëllim për të ofruar mbështetje financiare për strehimoret dhe për të mbështetur punën e tyre.

Përndryshe komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Haliti ka nënshkruar këtë memorandum dhe në këtë takim është pritur të marrinë pjesë edhe përfaqësues të disa komunave të tjera, përfaqësues të gjykatave, prokurorisë, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Zyra për mbrojtje dhe ndihmë viktimave, Agjencisë për ndihmë juridike falas, Qendra për punë sociale, grupi joformal i grave dhe organizata të shoqërisë civile, përfaqësues nga OSBE, nivelit qendror etj./rajonipress/