RCCOLA

Nga një qytetar i ndershëm dorëzohet portofoli i mërgimtarit, i gjetur në stacionin Policor në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të enjten, rreth orës12:25 ka ardh në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S. dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyrë të zezë, në të cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) Euro si dhe njëqind (100) franga Zvicerane.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin (një mërgimtari) që i kishte humb Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin.

Uji Dea

Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer Portofolin.
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/