UBT

Maturantët vitias me aksion për pastrimin e ambientit për gjatë shëtitores deri në fshatin Binqë

/ 1 minutë lexim

Viti – Një aksion për pastrimin e ambientit, do të organizohet të premten, pra nesër, në kuadër të projektit të USAID-it. Bartës të këtij organizimi është organizata e të rinjve ‘’Up to Youth” dhe maturantët e shkollave të mesme të Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim organizatorët e këtij aksioni për të bashkërenduar përgjegjësit rreth aktivitetit e ku do të përfshihen edhe kompania e pastrimit Eco Higjiena”, Njësia e Zjarrfikësve, organizata e shoqata që merren me ambientin etj.

Uji Dea

Aksioni do të filloj në ora 11:00 dhe do të startoj nga ura afër shkollave të mesme e do të vazhdoj deri në fshatin Binqë, që kryesisht do të jetë përskaj lumit Morava dhe shëtitores./rajonipress/