FITORJA

Me një aksion të madh komuna e Vitisë shënon Ditën e Tokës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë me disa aktivitetet e ka shënuar sot 22 prillin – Ditën e Tokës, me ç’rast u përmbyll edhe aksioni 22 ditor i pastrimit në komunën e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të institucioneve arsimore, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena, Njësisë së zjarrfikësve dhe përfaqësuesit fetarë e të OJQ-ve, me rastin e kësaj dite kanë mbjellë lule në parkun e qytetit dhe në disa pjesë tjera të qytetit në Viti.

Haliti shprehu përkushtimin e institucioneve komunale për ambient të shëndoshë, por kërkoi nga të gjithë vetëdijesim dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që të jetojmë shëndetshëm e me ajër të pastër.

Ndërkaq, Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtjen e Mjedisit, njoftoj të pranishmit me aktivitetet mjedisore që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Eco Higjiena

Sipas planit operativ të kësaj drejtorie pritet të bëhet pastrimi i hapësirave publike në qytet si sheshe, parqe, rrugë, para institucioneve publike si shkolla e tjerë.

Këtij aksioni ju janë bashkëngjitur përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme që veprojnë në Viti.

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që shënohet në të gjithë botën me 22 prill, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.