UBT

Haliti sheh nga afër projektet e realizuara në fshatrat e Vitisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Falënderoj banorët e Lubishtës për pritjen e tyre të ngrohtë, të cilët gjithashtu u shprehën të lumtur me realizimin e këtyre projekteve ka shkruar Sokol Haliti.

Sot vizitova fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty nga afër përcolla punimet që janë zhvilluar në disa projekte infrastrukturore, konkretisht të asfaltimit të rrugës në drejtim të Xhamisë së fshatit por edhe të rrugëve “Qëndresa”, “Luftëtareve të lirisë“, “Salih Zenuni”, rrugën e varrezave dhe një rruge lagjore.

Falënderoj banorët e Lubishtës për pritjen e tyre të ngrohtë, të cilët gjithashtu u shprehën të lumtur me realizimin e këtyre projekteve.

Uji Dea

Po ashtu ditë me parë kemi asfaltuar edhe rrugën “Avdulla Emini” si dhe kemi ndërtuar dhe rregulluar rrugën bujqësore që lidhë Lubishtën me Buzovikun.

Ju zotohem se si kryetar i komunës së Vitisë do të vazhdojmë të realizojmë edhe shumë projekte të tjera në interes të gjithë qytetarëve tanë./rajonipress/