RCCOLA

Haliti: Vitia e re po ndërtohet, Vitia po ndryshon

/ 2 minuta lexim

Viti – Sokol Haliti nuk përdor as dronët e as kamerat për ta promovuar punën e tij, ai në vend të saj zgjedh terrenin dhe vizita të drejtpërdrejta nëpër projekte. Lideri kështu krijohet kur jeton me punë, me projekte të cilat i ndjen, i prek dhe i përjeton.

Sokol Haliti pa asnjë mëdyshje është lideri i Anamoravës i cili me punë konkrete po e dëshmon këtë epitet. Gjithnjë afër qytetarëve dhe në përkrahje të kërkesave maksimale të tyre Haliti po e ndërton Vitinë ashtu sis e ka projektuar dhe programuar agjendën e tij për një Viti Evropiane.

Në rrjetet sociale Haliti prezantoi dhjetëra projekte që janë në zhvillim e sipër në mbarë territorin e Vitisë.

RCCOLA

Haliti shkroi: “Album i fotove nga projektet e shumta që po zhvillohen në mbarë territorin e komunës tonë dhe foto nga aktivitetet ditore. Vitia po ndryshon. Vitia e re po ndërtohet” ka shkruar Haliti.

Qytetarët ndërkaq janë të shumtë që e komplimentojnë punën e Halitit.

Sedat Faziu qytetar ka shkruar: “Kryetar Sokol Haliti, ju jeni një lider i shkëlqyeshëm dhe burim frymëzimi për komunën tonë. Përpjekjet tuaja për zhvillimin e komunës janë vërtet të admirueshme dhe kanë sjellë shumë përparim. Falënderojmë për angazhimin tuaj të paharrueshëm në përmirësimin e jetës sonë komunale. Vazhdoni të udhëhiqeni drejt një të ardhmeje të ndritur. Komplimente për entuziazmin dhe angazhimin tuaj në zhvillimin e projekteve të shumta në të gjithë komunën e Vitisë. Përpjekjet tuaja po sjellin ndryshime të dukshme dhe po përmirësojnë jetën e qytetarëve” ka shkruar ky qytetar./rajonipress/