RCCOLA

Haliti: Gratë fermere janë shembull, por edhe heroina të cilat gradualisht po ndikojnë në zhvillimin e komunës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në Viti u diskutua mbi të arriturat në kuadër të projektit Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve së kapaciteteve profesionale të tyre. Gratë fermere janë shembull, por edhe heroinat të cilët gradualisht po ndikojnë në zhvillim të komunës sonë përmes produkteve të tyre që po plasojnë në treg, është shprehur Sokol Haliti.

Të mërkurën në Viti është mbajtur një tryezë e rrumbullakët ku është diskutuar mbi punën e bërë në kuadër të projektit “Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve së kapaciteteve profesionale të tyre”.

Kjo tryezë është organizuar nga Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin c Bujqësisë së Kosovës (IADK) e cila edhe është zbatues e këtij projekti në komunën e Vitisë si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj këtë projekt që ka bërë shumë punë të përbashkët me komunën e Vitisë, në interes të fermerëve të kësaj komune, në veçanti të grave dhe të mbështetjes për shoqatat e grave në këtë komunë.

Ai mandej lavdëroj punën e fermerëve gra të kësaj komune. “Komuna e Vitisë është një komunë tipike bujqësore, kemi organizimin më të mirë të shoqatave të grave dhe fermerëve. Gratë fermere janë shembull, por edhe heroinat të cilët gradualisht po ndikojnë në zhvillim të komunës sonë përmes produkteve të tyre që po plasojnë në treg”, u shpreh Haliti.

Ai gjithashtu shtoj se në Komunën e Vitisë, mund të zhvillohen sektorët e ndryshëm të bujqësisë pasi që sipas tij për këtë kjo komunë i ka të gjitha kushtet e nevojshme, por shtoj se duhet angazhim dhe vullnet.

Mobi Casa

Kreu i komunës së Vitisë, theksoj se Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Republikës së Kosovës, duhet të bëjë decentralizimin e fondeve pasi që jeta zhvillohet nëpër komuna e në fshatra. Kjo sipas tij do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin e bujqësisë.

Ndërkaq Zenel Bunjaku, Drejtor Ekzekutiv i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) foli mbi të arriturat e këtij projekti në Viti, si certifikimi i 66 grave fermerë që ka ndodhur disa javë më parë por edhe hapjen e bizneseve të reja fal përkrahjes së këtij projekti.

Bunjaku gjithashtu theksoj se ka qenë kënaqësi të punohet me komunën e Vitisë dhe me kryetarin Haliti pasi që ata vazhdimisht kanë shprehur interesim të madh për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë dhe përkrahjen e fermerëve në veçanti të grave.

Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Republikës së Kosovës dhe Isuf Behluli, Drejtor i Zyrës për Punësim në Viti, i cili ndër tjerash ka folur edhe mbi projektet e punësimit në Viti, dhe atë më shumë organizata duke ju bërë thirrje qytetarëve që të ju adresohen zyrës së punësimit dhe të përfitojnë nga këto projekte të punësimit.

Në këtë takim gjithashtu u bë me dije se numri më i madh i të papunëve në Kosovë përbehet nga gratë prandaj u potencua edhe nevoja e mbështetjes së tyre.

Gjithashtu kanë folur përfaqësuese të ndryshme të shoqatave të grave të cilët theksuan të arriturat e tyre në këtë komunë falë mbështetjes./rajonipress/