ARKATANA

Në Viti Kuvendi Komunal debaton për financimin e shujtave ditore për shërbyesit civil

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Gjithashtu u propozuan edhe dy pika të reja për shqyrtim në këtë seancë, të cilat edhe me shumicë votash u miratuan që të inkorporohen në këtë mbledhje. Krahas pikave të tjera, dy pikat e reja ishin ajo e propozuar nga shefi i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për financimin e shujtave ditore për shërbyesit civil, si dhe stafin teknik dhe mbështetës të komunës së Vitisë.

Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Megjithatë para se të shqyrtohen pikat e paraparë të rendit të ditës, anëtarët e Kuvendit kanë parashtruar pyetje lidhur me punën e ekzekutivit komunal.

Gjithashtu u propozuan edhe dy pika të reja për shqyrtim në këtë seancë, të cilat edhe me shumicë votash u miratuan që të inkorporohen në këtë mbledhje. Krahas pikave të tjera, dy pikat e reja ishin ajo e propozuar nga shefi i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për financimin e shujtave ditore për shërbyesit civil, si dhe stafin teknik dhe mbështetës të komunës së Vitisë.

Uji Dea

Pikë tjetër ishte edhe ajo e propozuar nga drejtori i Drejtorisë për Urbanizim, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Visar Demiri, për hartimin e hartës zonale të komunës, me që nga MAPL ishte rikthyer për plotësim të vendimit të kaluar në seancën e fundit.

Sipas rendit të ditës i cili edhe u votua me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit u shqyrtuan dhe u votuan edhe këto pika:

  • Propozim vendimit për Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026.
  • Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së interesit në fshatin Budrikë të komuna së Vitisë për vendosjen te Bizneseve ne Parkun Industrial në Budrikë -Zona Ekonomike.
  • Propozim vendimi për shpalljen në shqyrtim publik draft rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në komunën e Vitisë.

Të gjitha këto propozime vendime, përfshirë edhe dy pikat e reja që u përfshinë në këtë seancë për pagesën e shujtave për shërbyesit civil dhe ajo për hartat zonale, u miratuan me shumicë votash./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.