Fundamenti

Punëtorët e krahut dhe ata të firmave serioze kanë një mesazh për “Bosët” dhe pronarët e vërtetë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shumë punëtor krahu dhe ata që janë me letra të rregullta pune me padurim po presin janarin e vitit 2024. Do të ndërrojë kënga për fukaranë, s`ka më skllav e as argat siç ka shkuar deri tani sepse punëtori do të respektohet, ndryshe do të mbeten këta bosët e pronarët e pashpirt pa fuqi punëtore, thonë disa të anketuar që punojnë, dhe disa që janë në pritje për ta braktisur Kosovën.

Punëtorë do të ketë gjithmonë, por jo më të nënshtruar e të përbuzur nga punëdhënësit dhe pronarët e pashpirt. Ky është konstatimi që kanë dhënë shumë punëtor të papunë në anketën tonë.

Normalisht ka edhe të anketuar që kanë folur me emra konkret, por redaksia merr përgjegjësin që mos t`i botojë ato, derisa rastet të referohen në Prokurori ose Gjykatë.

Sidoqoftë janari i vitit 2024 do të ndryshojë shumëçka për fushën e ekonomisë, ndërtimit dhe të atyre që punojnë punë të rënda krahu.

Selveri një punëtor në një kompani private thotë se me dëshirë nuk do ta braktiste Gjilanin. “Punojë gati 8 vite në një kompani private dhe e keqja ishte se një ditë kisha nevojë për pak ndihmë financiare sepse e kisha djalin e sëmurë. Pronari mi gjuajti 100 euro dhe më tha leje punën. U shtanga dhe u habita vërtet sepse kisha punuar pa hile. Po ky është shpirti i pronarëve sepse pothuajse pak prej tyre dallojnë nga njëri tjetri” shprehet ky punëtor i revoltuar.

UBT

Munameti është një tjetër punëtor që ka një pagë 600 euro dhe thotë se pavarësisht kësaj page, mundësia e parë që do i vinte do ta braktiste Kosovën.” Vallah mezi po pres me ardhë ky liberalizimi e ta shohim tani këta shefat e tanë qysh po knojnë. Ska ma me torturue punëtorin, ska ma mos me pas pare as për bukë me i dhënën punëtorit, mos të flas për sigurime shëndetësore e tjera gjana” shprehet Muhameti.

Kelmendi një punëtor tjetër thotë se ka 12 vite që punon në një kompani ndërtimi. “Pavarësisht kushteve të rënda unë isha i kënaqur në fillim sepse mbaja familjen dhe jetoja një jetë normale. Por një ditë u shtriva në spital dhe kisha ndërhyrje kirurgjike dhe për fat të mirë kalova me sukses. Për fat tjetër askush nga kompania nuk erdhi të më vizitojë dhe kisha nevojë për rehabilitim të gjatë. Ma ndali rrogën për një muaj që skish shkuar në kompani, e përbiva këtë gjest sepse shpresat i kam tek viti 2024 dhe ishalla kurrë surratin nuk ua shoh këtyre shefave që vet bëjnë jetë të sefasë a neve shpirtin naj nxjerrin” tha Kelmendi.

Por ka edhe të atillë që mendojnë mirë për shefat e tyre.

Liridoni student thotë se punon në një punë online dhe paguhet 900 euro në muaj. “Puna nuk është e rëndë dhe shefin e shoh rralla, ajo që më pengon është fakti se pagën e marrë gjysmën kesh dhe gjysmën tjetër në llogari. Kjo nuk po më pëlqen dhe duhet ta shikojë më ndryshe në të ardhmen. Edhe unë e pres janarin e vitit 2024” qeshet me ironi Liridoni./rajonipress/