Fundamenti

Dubrava dhe tmerret e saj në kohën e luftës së fundit 1999

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Libri: “Dubrava, rruga drejt vdekjes”, i autorit Naser Husajt, është një libër dokumentar i rrallë në zhanrin e publicistikës tek ne. Autori këtu i përshkruan tmerret në burgun e Dubravës në kohën e luftës së fundit në Kosovë, më 1999. Duke qenë vetë pjesëmarrës i kësaj golgote, autori sikur e ndjeu vetën të obliguar që ta ndriçojë e ta përshkruajë këtë “tmerr” që “rrëfen” shumë ngjarje për një kohë të dhunës të regjimit serb gjatë kohës 1997-1999. Dubrava është një vend më i përfolur i dhunës që është bërë nga makineria shovene serbe, e cila makineri deshi ta zhbëjë popullin shqiptar nga faqja e dheut e nga trolli i tyre stërgjyshor.

Autori, Naser Husaj, publicist, duke i shpëtuar edhe vetë kësaj barbarie të egër serbe, ai u bë dëshmitari i parë që i pa më për së afërmi ngjarjet të dhimbshme e tragjike që ngjan këtu në Dubravë, ku serbët bën masakra të tmerrshme në burgun e këtij vendi, mars-qershor 1999.

Naser Husaj, me librin e tij, sikur e ka dhënë një dëshmi të “fortë” për një kohë, për kohën e luftës, që la pas shumë fakte të gjalla për të gjitha ato vrasje, masakra, ku autori i ka përjetuar edhe vetë si qenie njerëzore. Dhe, në librin e tij, autori nuk deshi t’i lërë në harresë këto “ngjarje” gjeneratave të ardhme, duke i parë nga afër këto tmerre se si barbaria serbe i ka bërë me urdhrat e regjimit kriminal millosheviqian.

Libri në fjalë plotëson edhe dëshmi të tjera për masakrat që janë bërë brenda në burgun e Dubravës. Këto pjesë të tragjedisë shqiptare, Naser Husaj i ka plotësuar edhe nga rrëfimet e shokëve të tij të burgosur, të cilat tmerre i kanë përjetuar edhe ata në burgun në fjalë. Libri është një material tërheqës dokumentar dhe një dëshmi e “gjallë” që vlen shumë për historianët tanë, të cilët, do të kenë mundësi më lehtë ta ndriçojnë këto “ngjarje” në tekstet e tyre shkencore e historike për këtë kohë lufte.

Pra, janë këto rrëfime e dokumentare që “flasin” bindshëm për masakrën serbe rreth grilave të burgut ë Dubravës. Autor i librit, sikur ka dashur t’i paraqes në shkrimin e tij të gjitha tmerre në mënyrë më besnike, e herë të përshkruara me emocione, duke i evokuar vuajtjet e thella të të gjithë të burgosurve që kanë qenë të mbyllur në këtë burg famëkeq. Ai me sy të vet i ka parë të gjitha ato këlthitje të fundit të buzë vdekjes të njerëzve të pafajshëm shqiptarë.

ARKATANA

Kështu, N. Husaj nuk i harron edhe ngjarjet e fillimit të rezistencës dhe të demonstrative të vitit 1981, të udhëhequra nga Ali Lajçi nga Peja. Kjo është një kaptinë e fotografive të gjalla të cila përshkruhen mjaft mirë në këtë libër të tij. Në një kaptinë, kur rrëfen për atdhetarin e madhe të kombit, Ukshin Hotin, ai shton: ”Nuk di si do të jetë e ardhmja. Ndoshta do të më vrasin. Nuk pata fat në jetë. Isha i butë, i afërt. E desha këtë popull”,- shton autori fjalët e U. Hotit. (f.76). Apo, në një vend të librit, përsëri, autori rrëfen:”Më 16 maj, kah ora 11, erdhi një gardian te rrjeti i hekurt i korridorit të burgut. Tre gardianë e
morën Ukshinin. Në një qesë najloni, (Ukshini), i mori me vete disa libra dhe një fjalor. E morën me të shpejtë, dhe nuk munda as të përshëndetesha me të. E lëshuan atë ditë, me 16 maj (1999), një ditë para kohës”. Pra, kjo është ajo dëshmia e “fortë” e autorit që flet për daljen e fundit nga burgu e U. Hotit. Gjendja në burgun në fjalë ishte e rëndë për të gjithë të burgosurit shqiptarë. Autori, me këtë rast, shton: “Katër vetë u varën nga tmerri në gypat nxemjes”(f.81).

Autori, N. Husaj, rrëfen edhe më në librin e tij kështu: “Janë vrarë shumë edhe në ndërtesën e shkollës. Nga të vdekurit dikush ishte pa kokë, dikush pa gjymtyrë të tjera dhe, me zorr jashtë”(f.80). Dhe, barbarët e çartur e të dehur, por edhe në ndikimin e alkoolit, ata vrisnin njerëz të pafajshëm. Dhe, në natën e parafundit, në vetminë e këtij burgu, autori nuk ngurron e rrëfen: “Dy gardianë, njëri shumë i gjatë, e tjetri shumë i vogël. Dhe, ja filluan në dhomën e parë. Bërtimë e kukamë ndëgjohej në të gjitha dhomat… Ja filluan rrahjet. Sa herë që më binin, bërtisja me të madhe” (f.68). Pra, dhuna këtu nuk është ndalë ndaj të burgosurve shqiptarë.

Autori, në një vend të librit, shton: “Na dërgonin ditën në banjo. Herë na lëshonin ujin e ftoftë, herë të nxehtë. Donin të na përvlonin me ujë të nxehtë” (f.69). Apo, barbarët serbë: “Na deshën lakuriq”,(f.63). “Muri, në disa vende, ishte tërë i përgjakur”. Ndërsa, autori i librit, siç dihet, është dënuar më 17 .II. 1995 dhe është dërguar ta vuajë burgun e Dubravës. U dënua me 5 vjet heqje lirie.

Naser Husaj, pas shumë ngjarjeve të tmerrshme, ai në librin e tij rrëfen edhe “ngjarjet” për kohën e pas luftës dhe shton: “Edhe pse kishin kaluar pesë muaj që kisha dalë nga këtu, (është fjalë nga burgu i Dubravës – v. jonë), ende vinte erë kufomash. Vërehej gjaku nëpër pista të pavijoneve, podrumit të restoranit etj. “(f.105). Këtu, në burgun e Dubravës, sipas N. Husajt, janë vrarë 157 vetë, ndërsa janë plagosur rëndë e lehtët 185 vetë.

Kështu, libri “Dubrava, rruga drejt vdekjes”, është edhe i ilustruar me shumë fotografi autentike nga momentet më tronditëse të këtij “ferri”, cili e bën këtë dokumentuar të “gjallë” për kohën e luftës të vitit 1999 në Kosovë. Naser Husaj (1957), është nga Peja. Ka kryer Fakultetin Juridik në Prishtinë, më 1981. Pas kryerjes së studimeve, ai ka punuar si zëvendës prokurori në komunën e Pejës. Këtu punoi gjer më 1990. Dhe, nga një vendim i ish-kuvendit të Serbisë, ai largohet nga puna. Më 23 mars të vitit 1992, ai hyn në Partinë e Ballit Kombëtar ( Kosovë), me seli në Pejë. Më 14 .IX. 1994 burgoset dhe dënohet me 5 vjet burg. Lirohet më 17 .IX. 1999. Tash jeton në Pejë. Ky është libri i parë i tij publicistik e dokumentar./tefik selimi/rajonipress/