Rahimaj mbledh drejtorët, diskutohen prioritetet buxhetore, arsimi, shëndetësia dhe prokurimi
Kamenicë – Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren Arta Bajralija kanë mbajtur mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive komunale ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme për funksionimin e administratës komunale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Në këtë mbledhje në rend dite ishin disa pika që lidhen me planifikimin buxhetor, arsimin, shëndetësinë, prokurimin publik dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e Komunës.
Ndër pikat e shqyrtuara ishin drejtimi i prioriteteve buxhetore për vitet 2027–2029, përkatësisht analiza e Qarkores Buxhetore dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), si dhe raporti për përmbylljen e festivalit “Kamenica Summer Fest”.
Po ashtu është diskutuar për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ndryshimet e përshpejtuara nga ana e disa prindërve dhe çështjet që lidhen me vendbanimin e tyre, menaxhimin e pushimeve mjekësore nga stafi arsimor, si dhe pajisjen e stafit arsimor me certifikata shëndetësore nga QKMF-ja.
Në sektorin e shëndetësisë është shqyrtuar edhe Draft-Projekti i kontrolleve sistematike për vitin 2026 – 2027, ndërsa pjesë e diskutimeve ishin edhe inicimi i procedurave të parapara në planin e prokurimit publik dhe lista e delegimeve.
Në mbledhje janë trajtuar çështje të tjera të rëndësishme për punën dhe koordinimin ndërmjet drejtorive komunale./rajonipress/


