Fundamenti

Një vepër e re studimore mbi lëvizjen kombëtare shqiptare: diplomacia dhe publicistika franceze në fokusin e historisë së viteve 1910–1912

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Historiografia shqiptare pasurohet me një kontribut të ri shkencor, i cili sjell në vëmendje një periudhë vendimtare të historisë kombëtare dhe e shqyrton atë përmes një këndvështrimi të veçantë: optikës së diplomacisë dhe publicistikës franceze. Bëhet fjalë për veprën “Në optikën e diplomacisë dhe publicistikës franceze: Lëvizja kombëtare dhe kryengritjet shqiptare (1910–1912)”, të autorëve dr. Fitim Rifati, dr. Skender Zhitia dhe dr. Enver Sadiku, botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë.

Vepra i kushtohet një prej momenteve më dinamike të historisë politike dhe kombëtare shqiptare, viteve 1910–1912, kur lëvizja kombëtare shqiptare dhe kryengritjet kundër Perandorisë Osmane morën një intensitet të veçantë dhe krijuan rrethana të reja politike në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Përmes shqyrtimit të diplomacisë dhe publicistikës franceze, autorët synojnë të sjellin një dimension tjetër interpretues mbi zhvillimet shqiptare dhe mënyrën se si ato u perceptuan, u raportuan dhe u trajtuan në qarqet politike e mediatike franceze.

Në aspektin metodologjik, qasja e autorëve i jep veprës një rëndësi të veçantë për studimet historike, pasi vështrimi i ngjarjeve nga burime dhe perspektiva të huaja mundëson një lexim më të gjerë të kontekstit politik, diplomatik dhe shoqëror të kohës. Në këtë kuptim, libri nuk synon vetëm të rikthejë në vëmendje ngjarje të njohura, por edhe të kontribuojë në thellimin e debatit historiografik dhe në pasurimin e interpretimit të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Botimi i kësaj vepre përbën një tjetër dëshmi të punës kërkimore dhe akademike që zhvillohet në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, ndërsa bashkautorësia e tre studiuesve i jep librit karakter të një pune të përbashkët shkencore, të mbështetur në hulumtim dhe analizë historike.

Fundamenti

Autorët kanë shprehur mirënjohje për drejtoreshën e Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, prof. dr. Teuta Shala Peli, si dhe për recensentët prof. dr. Alban Dobruna dhe prof. asoc. dr. Mead Osmani, kolegët e Institutit dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin dhe botimin e veprës.

Libri “Në optikën e diplomacisë dhe publicistikës franceze: Lëvizja kombëtare dhe kryengritjet shqiptare (1910–1912)” pritet së shpejti të jetë në duart e lexuesve, duke iu bashkuar fondit të botimeve historiografike që trajtojnë periudhat më të rëndësishme të formësimit politik dhe kombëtar shqiptar.

Fitim Rifati, Skender Zhitia, Enver Sadiku, “Në optikën e diplomacisë dhe publicistikës franceze: Lëvizja kombëtare dhe kryengritjet shqiptare (1910–1912)”. Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2026./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.