United Hospital

Ujdia VV-LDK për Sejdiun, Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për të në PDK

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu, duke thënë se “nuk e di a do t’i kenë numrat”.

Hamza në një prononcim për KosovaPress tha se VV-ja e LDK-ja matematikisht i kanë numrat për Sejdiun, por se a do të qëndrojnë të gjithë deputetët e tyre në sallë për këtë emër, është çështje e këtyre dy partive.

“Ata kanë negociuar që disa muaj. Kanë arritur marrëveshje, nuk e di a do t’i kenë numrat, matematikisht i kanë, por me qenë të gjithë prezentë dhe të votojnë është çështje e këtyre dy subjekteve. Nuk kemi ndonjë qëndrim (për kandidatin për president) për shkak se nuk është propozim i yni. E njohim z. Sejdiu, e njohim edhe angazhimin e tij në të kaluarën, kështu që nuk është figurë e panjohur për neve. Ata kanë negociuar, ka negociuar VV-ja me LDK-në dhe ne kemi deklaruar pozicionin tonë, pozicioni ynë ka qenë i qartë. Kemi fol për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike, nuk ka qenë në tavolinë kjo temë dhe kemi deklaruar se ne qëndrojmë në opozitë dhe do ta luajmë rolin tonë si parti politike në opozitë përbrenda kuvendit dhe normalisht se do të kemi edhe kritika edhe qëndrime të caktuara në raport me veprime të caktuara por do të kemi edhe alternativa dhe do të kemi edhe përkrahje për të gjitha iniciativat që janë në dobi dhe në interes të vendit tonë”, tha Hamza, raporton KosovaPress.

Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president

Ai po ashtu foli edhe për mundësinë e “rrjedhjes” së ndonjë vote për Sejdiun nga Grupi Parlamentar i PDK-së, duke thënë se nuk pret që të ketë devijime nga qëndrimet e partisë.

FIDANISHTJA

“Unë besoj dhe jam i sigurt në këtë se grupi parlamentar i PDK-së është unik, në këtë temë është komplet dhe nuk pres që dikush do të ketë devijim prej qëndrimeve që do t’i ketë Partia Demokratike e Kosovës. Sa i përket PDK-së, PDK-ja e ka qëndrimin e qartë se në krijimin e institucioneve nuk është pjesë, përjashtimisht kur është çështja te puna e nënkryetarit”, tha Hamza.

Sot, LVV dhe LDK u dakorduan për emrin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të.

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike për të kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.