United Hospital

Fitore Malaj emërohet ushtruese e detyrës së rektores së Universitetit “Kadri Zeka”, pas dorëheqjes së Artan Dërmakut

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan -Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka emëruar profesoreshën Fitore Malaj ushtruese të detyrës së rektores, pas dorëheqjes së rektorit Artan Dërmaku dhe konstatimit të përfundimit të mandatit të tij.

Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues, të mbajtur më 31 korrik 2026, me synimin për të garantuar vazhdimësinë institucionale dhe funksionimin e rregullt të universitetit. Mbledhja është kryesuar nga kryetarja e Këshillit Drejtues, Liza Rexhepi.

Fitore Malaj është profesoreshë në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe ka një përvojë të gjatë në menaxhimin universitar. Për gjashtë vjet ajo ka drejtuar Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, duke udhëhequr procese kyçe në fushën e zhvillimit akademik dhe sigurimit të cilësisë. Gjithashtu, ka qenë anëtare themeluese e Këshillit Drejtues, ku për pesë vjet ka kontribuar në ndërtimin e strukturave të qeverisjes dhe në zhvillimin strategjik të universitetit.

Pas emërimit, ushtruesja e detyrës së rektores falënderoi Këshillin Drejtues për besimin e dhënë, duke theksuar se këtë përgjegjësi e konsideron një obligim të madh institucional.

FIDANISHTJA

“Marrjen e kësaj detyre e konsideroj përgjegjësi, e jo privilegj. Do të angazhohem me përkushtim për funksionimin e mirë të institucionit, avancimin e proceseve akademike dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka’,” u shpreh Malaj.

Në të njëjtën kohë, Këshilli Drejtues shprehu mirënjohje për rektorin e deritashëm, Artan Dërmaku, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në drejtimin e universitetit, si dhe duke respektuar vendimin e tij për t’u larguar nga detyra.

Këshilli i uroi Fitore Malajt suksese në ushtrimin e funksionit të ri, duke shprehur bindjen se përvoja e saj akademike, drejtuese dhe institucionale do të garantojë vazhdimësinë e proceseve zhvillimore dhe forcimin e mëtejshëm të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Universiteti ka bërë të ditur se do të vijojë përmbushjen e misionit të tij akademik dhe institucional, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme që rregullojnë funksionimin e institucionit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.