Fundamenti

Dëshmitë e luftës në brezin kufitar të Karaçevës: Banorët kujtojnë tmerrin e majit 1999 dhe listat për ekzekutim

/ 7 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Banorët e brezit kufitar të Karaçevës dhe rajonit të Kamenicës vazhdojnë të kujtojnë me dhimbje ngjarjet tragjike të majit 1999, kur forcat serbe ushtria, policia dhe njësitë paramilitare, ndërmorën aksione të dhunshme ndaj popullsisë shqiptare në fshatrat e kësaj ane. Sipas dëshmive të banorëve dhe aktivistëve të kohës, më 11 maj 1999, në orët e hershme të mëngjesit, zona kufitare e Karaçevës, Rogaçicës, Kopernicës, Hogoshtit dhe fshatrave të tjera të komunës së Kamenicës u rrethua nga forca të armatosura serbe.

Qëllimi, sipas tyre, ishte frikësimi, dëbimi dhe ekzekutimi i aktivistëve shqiptarë që kishin qenë të angazhuar në organizimet politike, humanitare dhe arsimore gjatë viteve të okupimit.

Selver Lenjani, dëshmitari i gjallë i krimeve serbe dhe aktivisti që nuk u ndal kurrë për të vërtetën e Kosovës

Në historinë më të dhimbshme të Kosovës, emra të shumtë mbetën të skalitur si simbol i rezistencës, sakrificës dhe përkushtimit ndaj lirisë. Njëri ndër ta është edhe Selver Lenjani, aktivisti i palodhur nga brezi kufitar i Karaçevës, i cili për dekada me radhë mbeti zë i fuqishëm i së vërtetës për krimet dhe mizoritë që regjimi kriminal i Slobodan Millosheviqit ushtroi mbi popullin shqiptar të pambrojtur.

Në kohën kur terrori serb synonte frikësimin, dëbimin dhe zhdukjen fizike të shqiptarëve, Lenjani ishte ndër ata veprimtarë që nuk u tërhoqën përballë kërcënimeve, ndjekjeve dhe listave për ekzekutim. Ai mbeti i lidhur me organizimin kombëtar, me arsimin shqip, ndihmat humanitare dhe strukturat që mbajtën gjallë frymën e rezistencës në vitet më të vështira të Kosovës.

Selver Lenjani nuk është vetëm dëshmitar i gjallë i një kohe tragjike; ai është një nga zërat që vazhdimisht ka dokumentuar dhe denoncuar krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kamenicë, Anamoravë dhe gjithë Kosovën. Përmes kujtesës së tij, ruhen dëshmi të rëndësishme për represionin, dhunën dhe planet e regjimit serb ndaj popullsisë civile shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash nga lufta, ai nuk ndalet. Me të njëjtin përkushtim, vazhdon të flasë, të dëshmojë dhe të kërkojë që e vërteta për vuajtjet e shqiptarëve të mos harrohet kurrë. Për shumë qytetarë të Anamoravës, Selver Lenjani mbetet simbol i qëndresës, një hero i gjallë dhe një kujtesë e fortë se liria e Kosovës u pagua me sakrificë, gjak dhe përballje të pandërprerë me një regjim kriminal.

Banorët rrëfejnë se në atë periudhë ekzistonin lista të personave të kërkuar për ekzekutim, ku përfshiheshin aktivistë të çështjes kombëtare, kontribuues në organizimin e arsimit shqip, Këshillin e Financave dhe Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza”.

Në mesin e emrave të përmendur nga dëshmitarët janë: Besim Keka, Asllan Thaçi, Sevdai Thaçi, Selver Lenjani, Hevzi Lenjani, Sabit Lenjani dhe Zeqir Lenjani, të cilët, sipas rrëfimeve, ishin në shënjestër të forcave serbe për shkak të angazhimit të tyre patriotik dhe institucional në kohën e rezistencës paqësore shqiptare.

Një nga dëshmitarët e asaj kohe, Selver Lenjani, kujton se aktivistët shqiptarë përcilleshin vazhdimisht nga policia dhe shërbimet serbe, ndërsa kërcënimet për arrestim dhe pushkatim ishin të përditshme.

“Çdo lëvizje e jona përcillej. Ishim të angazhuar për arsimin shqip, ndihmat humanitare dhe mbështetjen financiare të institucioneve të Republikës së Kosovës. Rreziku ishte permanent”, rrëfen ai.

Banorët kujtojnë se gjatë ofensivës së majit 1999 pati maltretime fizike, djegie shtëpish dhe kërcënime ndaj familjeve shqiptare. Sipas tyre, në disa zona të Karaçevës dhe Hogoshtit pati edhe vrasje të civilëve shqiptarë.

Në rrëfimet e tyre përmenden edhe planet për varreza masive dhe frika e madhe që ekzistonte atëkohë për zhdukjen e gjurmëve të popullsisë shqiptare në këtë rajon.

Përkundër terrorit, banorët e Anamoravës kujtojnë me respekt rezistencën e popullit shqiptar, angazhimin e mësimdhënësve dhe aktivistëve, si dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtjen e popullatës civile.

ARKATANA

Ata vlerësojnë se ndërhyrja e NATO-s më 12 qershor 1999 dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin vendimtare për ndaljen e krimeve dhe çlirimin e Kosovës.

“Pa UÇK-në, NATO-n dhe Amerikën nuk do të kishte liri për Kosovën”, shprehen banorët që përjetuan luftën në brezin kufitar të Karaçevës.

Ngjarjet e vitit 1999 në rajonin e Kamenicës dhe Anamoravës mbeten pjesë e kujtesës kolektive të qytetarëve, si dëshmi e vuajtjeve të popullit shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë./rajonipress/

Border Zone of Karaçevë – Testimony of Survival and Serbian Crimes Against Albanian Civilians

During the Kosovo war, the border region of Karaçevë and the municipality of Kamenica became one of the areas most exposed to the violence and persecution carried out by Serbian military, police, and paramilitary forces against the Albanian civilian population.

On May 11, 1999, Serbian forces, including paramilitary units, reservists, police, and regular army troops, entered Albanian villages throughout the municipality of Kamenica. According to witnesses and local residents, the civilian population faced grave threats, including killings, destruction of homes, forced displacement, and systematic intimidation.

Residents of Karaçevë, Rogaçicë, Kopernicë, Hogosht, Gjilan, Viti, Novobërdë, and the wider Anamorava region lived under constant fear for their lives. Testimonies from survivors describe threats of executions, mass killings, and plans for mass graves intended to conceal crimes committed against civilians.

Selver Lenjani, one of the activists and witnesses of that period, recalls that Albanian community leaders, teachers, humanitarian workers, and activists were continuously monitored and targeted by Serbian police and security structures because of their involvement in education, humanitarian assistance, and support for Kosovo’s parallel institutions during the 1990s.

“I was under constant surveillance. We worked to support education, humanitarian aid, and the survival of Albanian institutions in Kosovo. Every movement was monitored by Serbian police and paramilitary structures,” Lenjani recalls.

According to his testimony, several local activists were placed on lists for arrest or execution. Among those mentioned were Besim Keka, Asllan Thaçi, Sevdai Thaçi, Selver Lenjani, Hevzi Lenjani, Sabit Lenjani, and Zeqir Lenjani.

Witnesses also describe cases of house burnings, physical abuse, intimidation of families, and armed threats carried out by Serbian forces during military operations in the area.

The situation changed only after the intervention of NATO forces in June 1999, an operation widely viewed by Kosovo Albanians as decisive in stopping further violence and enabling the return of displaced civilians.

Today, survivors and witnesses from the Karaçevë border region continue to share their testimonies in order to preserve the memory of the war and document the crimes committed against Albanian civilians during the Kosovo conflict.