120 mijë euro për ndriçimin publik në 20 rrugë të Kamenicës
Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka ndarë 120 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik në 20 rrugë të territorit të komunës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi, ku ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike tashmë është duke zhvilluar punimet në terren.
Sipas Rahimajt, ndërhyrjet përfshijnë rreth 11,315 metra rrugë, me punime që shtrihen nga qyteti i Kamenicës në Berivojcë, Roganë, Novosellë, Kopërnicë dhe Hogosht.
Rrugët ku po realizohen ndërhyrjet janë:
Rruga “Mehmet Shpendi”
Rruga “Besnik Maroca”
Rruga “Faik Konica”
Rruga “Beteja Ushit”
Rruga “Bekim Berisha Abeja”
Rruga e Dardanëve
Rruga e Moçarit
Rruga e Malit
Rruga “Rexhep Malaj”
Rruga “Sejdi Kryeziu”
Rruga “Shqipëria” – degëzimi 2
Rruga “Rexhep Qehaja”
Rruga “Musli Ymeri”
Rruga “Florim Kosumi”
Rruga “Iliria”
Rruga e Dëshmorëve
Rruga e Blinajave
Rruga “Savska”
Rruga “Vllaznim Bashkimi”
Rruga “Zukë Leci”
Sipas kryetarit Rahimaj, investimi synon krijimin e hapësirave më të ndriçuara, më të sigurta dhe më funksionale për qytetarët, si dhe përmirësimin e infrastrukturës publike në pjesë të ndryshme të komunës./rajonipress/


