Hidromorava

“Ma shumë kena nevojë për ujë se për ndriçim”, qytetari reagon ndaj investimeve në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Njoftimi për investimet në ndriçimin publik në 20 rrugë të Kamenicës ka nxitur reagime të qytetarëve, të cilët kanë ngritur edhe nevojat e tjera infrastrukturore në lagjet dhe fshatrat e komunës.

Rahimaj kishte bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon punën në terren për rregullimin e ndriçimit publik në 20 rrugë, me një gjatësi totale prej 11,315.08 metrash. Sipas tij, ndërhyrjet shtrihen në qytetin e Kamenicës, Berivojcë, Roganë, Novosellë, Kopërnicë dhe Hogosht, me synimin për krijimin e hapësirave më të ndriçuara, më të sigurta dhe më funksionale për qytetarët.

Në komentet e tyre, disa qytetarë kanë kërkuar që investimet të shtrihen edhe në zona të tjera.

Berat Berat Lakna ka thënë se në lagjen “Rexhep Qehaja” nevojitet më shumë zgjidhja e problemit me furnizimin me ujë sesa ndriçimi.

“Faleminderit, po ma shum kena nevoj për ujë sa për ndriçim në lagjen Rexhep Qehaja”, ka shkruar Lakna.

Ndërkohë, Ramë Bucolli ka kërkuar ndriçim për rrugën Maliqi në Berivojcë, si dhe në lagjen e parë të Strezovcit.

ARKATANA

“Rruga Maliqi në Berivojc ka nevojë për ndriçim. Edhe në Strezovc, lagjja e parë, kurrë s’është ndreqt ndriçimi”, ka shkruar Bucolli.

Kërkesa për ndërhyrje ka pasur edhe nga banorët e Busavatës. Nazim Maliqi ka komentuar: “Hajde edhe në Busavatë se e keni anashkalu këtë vend”.

Në anën tjetër, Islam Zarbica ka shprehur pakënaqësi për mungesën e investimeve në Shipashnicë, duke shkruar: “Për Shipashnicë s’ka sen”.

Edhe Agim Shabani ka reaguar për këtë fshat, duke pretenduar se Shipashnica është lënë jashtë investimeve dhe duke përmendur edhe çështjen e trotuareve.

Komentet e qytetarëve pasqyrojnë kërkesa të ndryshme për investime infrastrukturore në zona që, sipas tyre, ende përballen me mungesë të ndriçimit publik dhe probleme të tjera infrastrukturore. Kryetari Rahimaj ka njoftuar se ndërhyrjet aktuale përfshijnë 20 rrugë, ndërsa qytetarët kanë kërkuar që projektet e ardhshme të përfshijnë edhe vendbanimet e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.