UBT

Burim Haliti, mbron me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Sipas komisionit vlerësues të disertacionit të doktoratës dhe mentorit të kandidatit, tema e Burimit u vlerësuar shumë lartë, duke i arritur të gjitha shkallët akademike dhe shkencore, sa i përket aplikimit të metodave shkencore, aktualitetit që tema trajton, elemente bashkëkohore që kjo temë shtjellon si dhe për shkak se është përdorur literaturë shkencore bashkëkohore, e mirëfilltë për tu konsideruar një punim hulumtues me nivel të lartë akademik.

Sipas njoftimit të vet Burim Halitit ai të enjtën në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, mbrojti me sukses temën e doktoratës në fushën juridiko-civile, me teme “Mbrojtja juridike e markave tregtare në Republikën e Kosovës dhe në të drejtën komparative”, duke fituar thirrjen shkencore Doktor i Shkencave Juridike në fushën e të drejtës civile.

Sipas komisionit vlerësues të disertacionit të doktoratës dhe mentorit të kandidatit, tema e Burimit u vlerësuar shumë lartë, duke i arritur të gjitha shkallët akademike dhe shkencore, sa i përket aplikimit të metodave shkencore, aktualitetit që tema trajton, elemente bashkëkohore që kjo temë shtjellon si dhe për shkak se është përdorur literaturë shkencore bashkëkohore, e mirëfilltë për tu konsideruar një punim hulumtues me nivel të lartë akademik.

Me rastin e prezantimit të hulumtimit shkencor, kandidati Burim Haliti theksoi se, në këtë temë hulumtuese të disertacionit të doktoratës, çështjen e markave tregtare e trajton në aspektin komparativ juridik: duke analizuar legjislacionin vendor të Republikës së Kosovës me legjislacionin e shteteve rajonale, siç është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, si dhe me aktet juridike ndërkombëtare të Bashkimit Evropian dhe të Organizatës Botërore për Pronësi Industriale.

RCCOLA

Po ashtu kandidati para të pranishmëve prezantoi zbrazëtirat juridike që ka legjislacioni jonë dhe cilët janë hapat që duhet ndërmarrë për të harmonizuar qëndrimet ligjore të vendeve tona me aktet juridike ndërkombëtare, si dhe parashtroi disa rekomandime se si duhet përmirësuar fusha e markave tregtare në vendet tona.

Në fund të ceremonisë së mbrojtjes së disertacionit të doktoratës, Burimi falënderoji të gjithë ata të cilët i ndihmuan në realizimin e këtij projekti shkencor, duke filluar nga mentori i tij, Prof. Dr. Adnan Jashari si dhe anëtarët e tjerë të komisionit vlerësues: Prof. Dr. Arta Mero – Kryetare e Komisionit, Prof. Dr. Hajredin Kuqi – anëtar, Prof. Dr. Sami Mehmeti – anëtar dhe Prof. Dr. Blerton Sinani – anëtar.

Po ashtu falënderoj edhe familjen për mbështetjen morale, miqtë, shokët dhe të gjithë hulumtuesit shkencorë./rajonipress/