Për mos respektim të kufizimit të shpejtësisë i shqiptohet gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj ndalesë

Gjilan – Njësitë policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, kanë hasur një kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntëmbëdhjetë (119) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/