RCCOLA

Qemajl Mustafa për situatën e krijuar në Gjilan: Dita e mirë shihet në mëngjes!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shteti demokratik e zhvillimor bëhet veç me njerëzit që interesin e publikut e kanë prioritet të parë, të shenjtë e të pacenueshëm. Njerëzit e imtë, pavarësisht prejardhjes së tyre ideologjike, nacionale, gjinore e konfesionale duhet të kthehen në punët e familjeve të tyre, sepse atje, përherë janë edhe të mirëpritur po edhe të dobishëm ka shkruar Qemajl Mustafa ish kryetar i Komunës dhe ish kryetar i degës së PDK-së.

Qemajl Mustafa vazhdon të mbetet figura e pazëvendësueshme në PDK e Gjilanit. Edhe pse nuk është i pranishëm dhe i kyçur në degën e PDK në Gjilan, çdo fjali apo prononcim i tij ngjallë interesim tek elektorati i PDK-së.

Mobi Casa

Mustafa është përfshirë në prishjen e koalicionit mes LVV e PDK-së.

“Zatën, nëse njëherë bëjmë turr e falemi e lutemi në xhami e pas kësaj kthehemi, falemi e lutemi në kishë, bëhemi të pabesueshëm e të padenjë edhe për kishën edhe për xhaminë anipse besimin në Zotin mund ta kemi hakikat (përnjëmend). Nuk e kanë thënë kot të parët tanë “Çka i bën veti s’ta bën askush” ka shkruar Mustafa./rajonipress/