ARKATANA

Biznese shqiptare nga Turqia të gatshme të investojnë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një grupë biznesesh shqiptare nga Turqia kanë vizituar Komunën e Gjilanit.

Ata janë pritur nga nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku dhe nënkryetari Kadir Hyseini.
Ajo në emër të kryetarit Alban Hyseni, i ka falënderuar mysafirët nga Turqia për kontributin e dhënë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, posaçërisht në Komunën e Gjilanit.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, u zotua se Komuna e Gjilanit do të bashkëpunoi me bizneset shqiptare nga Turqia të cilat janë të mirëpritura për investime.
“Prioritet i kryetarit Hyseni dhe komunës është zhvillimi ekonomik. Kemi politika tërheqëse lokale për thithjen e investimeve. Pas përfundimit të procedurave do të bëhet edhe Zona Ekonomike, ku bizneset do të kenë të gjithë infrastrukturën adekuate”, tha Leonora Morina Bunjaku.

Mobi Casa

Nënkryetarja e komunës i ftoi bizneset shqiptare e turke që të vijnë e investojnë në Anamoravë.

“Jemi të hapur për bashkëpunim të zhvillimit ekonomik dhe më gjerë”, tha Morina Bunjaku.
Nga ana tjetër Gokhan Biçen, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Turqi, falënderoi zyrtarët e Komunës së Gjilanit për pritjen.
“Jemi të interesuar për investime në fushën e prodhimit në Komunën e Gjilanit e më gjerë”, tha kryetari Biçen.

Ai tregoi se kanë ardhur rreth 20 përfaqësues të bizneseve shqiptare nga Turqia me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.