GRANDEMALL

Amir Rrahmani zgjidhet mbrojtësi më i mirë në Serie A, i katërti në botë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Amir Rrahmani e kaloi një sezon fantastik me Napolin.

Ylli kosovar u shpall kampion i Italisë për herë të dytë me napolitanët, ndërsa shfaqi stabilitet dhe siguri në zemër të mbrojtjes së ekipit të Antonio Contes.

Dhe, këto paraqitje të përfaqësuesit kosovar kanë nisur të vlerësohen nga ata që merren me analiza dhe statistika.

Në fakt, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës është zgjedhur mbrojtësi më i mirë i vitit në Serie A sipas institutit për analiza në futboll – “CIES”, përcjell “Gazeta Express”.

Mobi Casa

Një tjetër e arritur e qendërmbrojtësit stabil është se ai në këtë renditje ka përfunduar në vendin e katërt në botë, ndërsa është i vetmi nga kampionati italian që e sheh veten në Top-5.

Gjithnjë sipas këtij instituti, për ta vlerësuar 31 vjeçarin janë marrë parasysh loja në ajër, ndërhyrjet në fushë, saktësia në pasime, kontrollimi i topit, krijimi i rasteve dhe përfundimi i aksioneve.

Para Rrahmanit kanë përfunduar Virgil van Dijk i Liverpoolit, Aurelien Tchouameni i Real Madridit dhe William Saliba i Arsenalit.

Rrahmani e mbylli sezonin 2024/25 me 39 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa e shënoi një gol dhe i bëri tri asistime. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.