Leart Paqarada dhe Kolni marrin fitore të madhe, me hapa të sigurt drejt Bundesligës

Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paçarada, ka regjistruar një tjetër paraqitje të plotë për skuadrën e tij, Koln, në fitoren ndaj Preussen Munsterit me rezultat 3-1.
Kjo fitore erdhi në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës 2 gjermane.
Paçarada ishte pjesë kyçe e formacionit, duke dhënë kontribut në mbrojtje dhe në ndërtimin e aksioneve nga krahu i tij.
Me këtë fitore të rëndësishme, Kolni ka kaluar në vendin e parë të renditjes me 54 pikë, duke përfituar nga barazimi i Hamburgut ndaj Schalkes (2-2).
Tashmë, Kolni ka një pikë më shumë se rivali i drejtpërdrejtë në garën për ngjitje në elitë.
Forma e mirë e Kolnit dhe kontributi i qëndrueshëm i Paçaradës janë sinjale pozitive për objektivin madhor të klubit – rikthimin në Bundesligën elitare.
Mbeten edhe katër xhiro deri në përfundim të sezonit, ku çdo pikë do të ketë peshë të madhe në përcaktimin e fatit të kampionatit./Telegrafi/