Fundamenti

Pa Rrahmanin e Dellovën, por me formacion sulmues: Kjo pritet të jetë 11-shja shartuese e Kosovës ndaj Lituanisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë përballjen e fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve, si nikoqir i Lituanisë.

“Dardanët” kërkojnë ta mbyllin vetëm me fitore në Prishtinë ndërsa vendin e dytë në tabelë e kanë të garantuar, kësisoj së paku do të luajë në mars për t’u promovuar në ligën B.

Megjithatë, për dallim nga loja me Rumaninë – këtë herë Kosova më saktësisht Franco Foda duhet t’ia dalë pa dy qendërmbrojtësit, Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova që në këtë cikël kanë qenë “zemra e ekipit”.

Të dy lojtarët e lartpërmendur janë të suspenduar shkaku i kartonëve kësisoj nuk do të jenë në gjendje për ta ndihmuar Kosovën kundër Lituanisë, mirëpo do të rikthehen në ndeshjet e muajit mars.

Uji Dea

Foda për dallim nga mungesa e të dyve, pritet t’i qëndrojë besnik sistemit 4-2-3-1, ku vendin e tyre do ta zënë Fidan Aliti e Andi Hoti.

Sa i përket pjesës ofensive dhe portës nuk do të ketë asnjë ndryshim ngase tekniku gjerman ka mbetur i kënaqur me punën e secilit në Rumani.

Formacioni i mundshëm i Kosovës (4-2-3-1): Muric; Hadërgjonaj, Hoti, Aliti, Vojvoda; Rexhbecaj, Berisha; Jashari, Muslija, Zhegrova; Muriqi.

Përballja do të nis me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.