FITORJA

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Distria Krasniqi është ngjitur në majën e ranglistës botërore të xhudos, duke u bërë jo vetëm e para në kategorinë deri në 52 kilogramë, por edhe xhudistja më e vlerësuar në të gjitha kategoritë, femra dhe meshkuj.

Pas medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror në Budapest, ajo fitoi 1400 pikë të reja, duke arritur në 7055 pikë – më shumë se çdokush tjetër në botë.

Deri tani, vendin e parë e mbante francezja Amandine Buchard me 5700 pikë, por tani ajo është e dyta në kategorinë e saj.

FIDANISHTJA

Renditja e re, e publikuar të hënën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, e vendos Kosovën në qendër të vëmendjes globale.

Distria është sportistja me më së shumti pikë në të gjitha kategoritë, duke lënë pas edhe rivalët më të fortë te meshkujt si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895).

Ranglista është kyçe për normat olimpike dhe pozicionimin si bartëse në garat madhore, çka e bën këtë arritje edhe më të rëndësishme për Distrian në prag të Lojërave Olimpike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.