Mobi Casa

Marash Kumbulla: Nuk e besoja dot që po fitonim kundër Real Madridit!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, gjatë një interviste për “Cronache di spogliatoio” është rrëfyer për aventurën në Espanyol.

25-vjeçari e nisi këtë rrëfim duke përmendur fitoren e klubit katalunas ndaj Real Madridit në La Liga, shkruan Indeksonline

“Kur fituan ndaj Real Madridit nuk mund ta besoja, sepse ata nuk dorëzohen kurrë. Edhe pasi gjyqtari e mbylli ndeshjen, unë prapë isha i tensionuar, sepse më dukej joreale.

Uji Dea

“Jam shumë i kënaqur këtu. Më duhej kohë për t’u rikthyer nga lëndimet dhe Espanyoli më dha këtë mundësi. Stadiumi, qendra stërvitore janë të pabesueshme dhe ju dëshironi të qëndroni këtu sa më gjatë që është e mundur.

“Duke pasur Barcelonën afër, e kuptoj se sa shumë tifozë të Espanyolit e duan këtë klub.

Mbrojtësi “kuqezi” gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 23 ndeshje dhe ka shënuar dy gola./Indeksonline/