FIDANISHTJA

Rrahmani: Foda duhet të qëndrojë – na ka bërë të besojmë se mund të arrijmë diçka të madhe

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka komentuar zërat për mundësinë e largimit të trajnerit të kombëtares, Franco Fodës.

Rrahmani tha se Foda duhet të qëndrojë dhe shpreson të qëndrojë te Kosova, pasi sipas tij, ekipi kombëtar ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me trajnerin Foda.

“Normalisht, duhet të qëndrojë Foda. Shpresojë që qëndron, pasi u bë vetëm një periudhë që është trajner i ynë dhe kemi arritur të gjejmë një gjuhë të përbashkët me ekipin dhe na ka bërë një grup që na ka bërë të besojmë se mund të arrijmë diçka të madhe. Shpresojë të qëndrojë dhe të arrijmë ndonjë rezultat historik”, tha Rrahmani në një intervistë në “Sports Show” në Klan Kosova.

UBT

Tutje, ai foli edhe për rolin që kombëtarja e Kosovës e ka luajtur në zhvillim e karrierës së tij, ku tha se pikërisht ishte ndeshja Bullgari – Kosovë, ajo që e bëri ekipin italian Verona, të nënshkruajë me Rrahmanin.

“Kombëtarja e Kosovës është pjesë shumë e rëndësishme e karrierës sime, pasi pas ndeshjes me Bullgarinë që e kemi luajtur në Sofje, ka ndodhur transferimi im në Verona, ku në atë kohë kur kam qenë në Dinamo Zagreb, i vetmi vit që kam luajtur mbrojtës i maj në Dinamo Zagreb”.

“Dhe trajnerit të Veronës i kam pëlqyer si lojtar dhe ndeshjen që e ka përcjellur komplet ka qenë ajo Bullgari – Kosovës me rezultat 2-3 kur shënoi Rashani. Ajo ndeshje më ka sjellur mua në Verona. Nga ajo ndeshje ka ardhur konfirmimi për të kaluar në Verona”, tha Rrahmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.