Super Rashani, sulmuesi kosovar shënon gol në sekondat e fundit

Skuadra e Elches ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Zaragozas në javën e 22-të në La Liga 2.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, shkruan Indeksonline
Rashani shënoi gol të bukur me kokë në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ky ishte goli i dytë me fanellën e Elches nga sulmuesi kosovar në pesë paraqitje sa ka bërë gjithsej gjatë këtij gjysmësezoni./Indeksonline/