Fundamenti

Florent Muslija drejt largimit nga Freiburgu – synon të mbetet në Bundesliga

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Florent Muslija, një nga emrat më të spikatur te Kosova, është përballur me një sezon jo aq të mirë te Freiburgu, ku pas një fillimi optimist, gradualisht humbi hapësirën dhe besimin e klubit.

Edhe pse në janar e refuzoi një transferim, duke besuar se kishte vend në ekip, sot realiteti i tij është ndryshe. Tashmë, me konkurrencën që është shtuar dhe me mungesë perspektive, Muslija është i vendosur të kërkojë një hap të ri – por gjithsesi brenda Bundesligës.

“Asnjëherë nuk e kam shqyrtuar një lëvizje të tillë”, deklaroi Muslija duke theksuar se ndjehet i çmuar dhe komod te Freiburgu.

Megjithatë, gjysmë viti më vonë, realiteti është i hidhur. Pas një fillimi premtues, ku u ble për 1 milion euro nga Paderborni dhe mori lëvdata për përpjekjet në stërvitje, Muslija nuk arriti të sigurojë vend në formacion.

Mobi Casa

Gjatë gjithë sezonit bëri vetëm disa paraqitje si zëvendësues dhe pas një penalltie të humbur me “Panenka” ndaj Bielefeldit, ai nuk luajti më me ekipin e parë.

Në mars, ai u aktivizua në U23, ndërsa problemi me kyçin e këmbës e mbajti jashtë katër javë. Ndërkohë, Freiburgu nënshkroi me tre lojtarë të rinj sulmues, duke ia mbyllur edhe më shumë hapësirat, shkruan Kicker.

Muslija, i cili dikur shkëlqeu në Bundesliga 2 me 23 gola dhe 17 asistime për Paderbornin, ka kërkesa nga kategoria e dytë dhe jashtë Gjermanisë.

Por ai është i qartë: “Dua të qëndroj në Bundesligë. Jam i përkushtuar të dëshmoj që i takoj këtij niveli”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.