Uji Dea

Abdixhiku tregon pse kosovarët paguajnë naftën më së shtrenjti në rajon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lumir Abdixhiku thotë se gjatë gjithë kohës naftarët kosovarë janë arsyetuar se ngritja e çmimit të naftës në Kosovë është si pasojë e ngritjes së çmimit nëpër bursa ndërkombëtare.

Sipas të parit të Institutit Riinvest, kjo do të nënkuptonte se edhe ulja – eventuale – do të ndodhte njëtrajtësisht.

“Por tash që çmimi i naftës nëpër botë ka rënë për plot 54% – nga 115 dollarë në 53 dollarë për një barrel (apo 119 litra) – në Kosovë rënia nuk po kalon as 16%. Pra kur gjithë bota rritë çmimet, naftarët tanë janë të përpiktë në ndjekje të menjëhershme; por kur çmimet përgjysmohen nëpër botë dhe arrijnë nivele rekorde të ulëta, të tanët i ulin për vetëm 16%”, ka thënë Abdixhiku.

Në këso rrethanash, Abdixhiku i sheh dy konkluzione.

Hidromorava

“I pari (spekulativ) që naftarët kanë ndonjë marrëveshje në mes veti për kurdisje dhe mosulje të çmimeve, për çfarë do të duhej të hetoheshin urgjentisht nga autoritetet e konkurrencës; dhe i dyti, që nuk ka mjaftueshëm konkurrencë në mes furnitorëve të naftës (jo shitësve të shumtë të pompave – por furnitorëve). Në këtë rrethanë, ne do të duhej ndoshta të mendonim ose për rritje të konkurrencës me licencime shtesë ose për kalim në një treg të rregulluar e me një rregullator çmimcaktues – sikurse tek tregu i energjisë elektrike – kjo e dyta më pak e preferuar”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, në të dyja rastet, gjithsesi, çmimeve të larta të naftës i frynë edhe vet Qeveria e Kosovës, e cila merr plot 35 centë akcizë për secilën litër që blejmë (plus 16% shtesë si TVSH).

“Them ta ulim atë sepse është e pakuptimtë që kosovarët të paguajnë akcizë sa vet vlera e një litre nafte (sot çmimi i një litre nafte në bursë është 0.37 centë). Sepse nafta nuk është produkt luksi – është produkti më bazik për secilin produkt tjetër që prodhohet e krijohet në Kosovë”.