Mobi Casa

Ndërprerje e energjisë elektrike në Gjilan, për shkak të punimeve në rrjet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit dhe rregullimin e një kablli të dëmtuar, një pjesë e qytetit të Gjilanit dhe disa fshatra përreth do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, nga TS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërpritet furnizimi për NS 35/10 kV Gjilani I (kodi 600600), ndërsa të gjitha daljet 10 kV do të jenë pa tension nga ora 07:30 deri në 09:30.

Ndërprerja prek disa zona të qytetit, përfshirë rrugët Esat Berisha, Mulla Idrizi, Bulevardi i Pavarësisë, Gjinollët, Makfire Deda, Skënderbeu, Xhemë Topalla, Abdullah Tahiri, Adem Jashari, Hamdi Kurteshi, Muharrem Kurteshi, Mehmet Akif Ersoy dhe zona të tjera.

ARKATANA

Pa energji elektrike pritet të mbesin edhe disa fshatra, ndër ta Bilinca, Inatoci, Llovca, Malisheva, Pograjë, Sllubica, Stublina, Uglari, Zabeli i Sahit Agës, Bukoviku, Capari, Dobërçani, Kufca e Poshtme, Vërbica e Kmetocit dhe Arkatana.

Shkak i ndërprerjes është rregullimi i kabllit XHE 49-A 1×240 mm², i cili është dëmtuar. Punimet janë planifikuar të kryhen gjatë intervalit të njoftuar, me qëllim të përmirësimit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.