ARKATANA

Pacolli: Vendimet e gjykatave po injorohen, Aeroporti i Vlorës vazhdon të mbahet i bllokuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tiranë – Biznesmeni dhe investitori Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me situatën në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave që, sipas tij, kanë shfuqizuar të gjitha masat e mëparshme të sigurisë si të pabazuara në ligj, hyrjet në aeroport vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Në një reagim publik, Pacolli thekson se kërkesa e vetme e kompanisë është zbatimi i ligjit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore, me qëllim që të mundësohet vazhdimi i punimeve dhe vënia në funksion e projektit, të cilin e cilëson një investim strategjik me vlerë prej qindra milionë eurosh në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Ai u ka bërë apel institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të mundësuar operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në përputhje me kontratën e koncesionit dhe vendimet e gjykatave.

Eco Higjiena

Pacolli ka kërkuar gjithashtu që të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës, sipas ligjit, të gjithë ata që, sipas pretendimeve të tij, kanë bllokuar në mënyrë të kundërligjshme këtë projekt dhe vazhdojnë të pengojnë funksionalizimin e tij.

Sipas Pacollit, zbatimi i vendimeve gjyqësore dhe rikthimi i qasjes në kantier janë hapa të domosdoshëm për përfundimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.