FIDANISHTJA

Deputetët marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Mbi 1.9 milion euro të buxhetit të shtetit gjatë këtij viti janë shpenzuar për pagat e deputetëve të Kuvendit dhe të asistentëve të tyre. Shumica e seancave të mbajtura sivjet zgjatën për disa minuta.

Punë nuk u kryen e institucionet e reja nuk u formuan. Megjithëse pagat i morën, vendi vlerësohet se po rrezikon të hyjë në një bllokadë financiare. Për këtë fajësohen po këta përfaqësues të popullit që nuk po arrijnë të gjejnë konsensus.

Për 7 muaj, mbi 1.9 milion euro, deputetët e Kuvendit të Kosovës bashkë me asistentët i morën nga buxheti i shtetit. Por rezultate nga puna e tyre nuk pati.

Paga bazë e një deputeti është 1 mijë e 914 euro, pa përfshirë këtu edhe shtesat nga përvoja e punës.

Nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë RTK-së se nga muaji prill, kur edhe u thirr seanca konstituive e deri në tetor, mbi 1 milion e 300 mijë euro u ndanë për pagat e ligjvënësve.

Ndërsa mbi 571 mijë euro janë ndarë për pagat e stafit mbështetës politik.

Uji Dea

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është përballur me bllokadë institucionale. Kuvendi nuk është konstituuar për muaj me radhë, derisa disa herë kanë dështuar edhe tentativat për zgjedhjen e kryetarit. Tashmë Kuvendi është i konstituuar, deputetët e asistentët e tyre marrin paga, por punët nuk po kryhen.

Megjithëse paga e deputetit vazhdon të jetë ndër më të lartat në sektorin publik, të zgjedhurit e popullit nuk kanë arritur t`i formojnë institucionet e reja, për çka pasojat po i bartin qytetarët.

“Pasojat janë në rrafshin e brendshëm e po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtarë. Janë dy shtylla kryesore që po e rrezikojnë stabilitetin makrofinanciar të vendit. E para ekziston rrezik që në këtë gjendje që ndodhet Kuvendi, fakti që nuk kemi qeveri legjitime, pasoja e parë do të jetë mosmiratimi i buxhetit të vendit. Unë nuk guxoj as ta imagjinoj çfarë pasoja do të ketë për qytetarët. Kosova është i vetmi vend në rajon së bashku me Bosnjën që nuk ka arritur të ketë qasje në fondet e BE-së sa i përket planit të rritjes ekonomike”, tha Afrim Kasolli, njohës i politikës.

Sipas Kasollit, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve, vendi rrezikon të hyjë në kolaps financiar.

“Kjo është një sjellje e papërgjegjshme në bazë të detyrimeve që kanë ndërmarrë pasi të njëjtit kanë mandat për ti adresuar shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. Nëse nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje politike, nëse hyjmë në vitin tjetër pa miratim të buxhetit, vendi shkon në kolaps financiar dhe pasojat është e frikshme edhe të parashikohen”, shtoi Kasolli./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.