ARKATANA

Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal borxhet e akumuluara nga viti 2000

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për heqjen e taksës komunale për bizneset, si dhe faljen e të gjitha borxheve të akumuluara nga kjo taksë për periudhën 2000–2026.

Me këtë vendim, bizneset në Komunën e Gjilanit lirohen nga pagesa e kësaj takse, ndërsa detyrimet e krijuara ndër vite për këtë kategori do të falen.

Sipas Komunës së Gjilanit, vendimi synon lehtësimin e barrës financiare për bizneset dhe krijimin e një klime më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë lokale.

ARKATANA

Falja e borxheve të akumuluara për periudhën 2000–2026 synon gjithashtu t’u japë fund detyrimeve të vjetra që kanë vazhduar të figurojnë ndër vite në evidencat e bizneseve.

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, ka deklaruar se do të vazhdojë me masa që synojnë mbështetjen e bizneseve, nxitjen e investimeve dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për zhvillimin ekonomik të qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.