Hidromorava

Visar Ismajli kërkon verifikim të protokollit dhe orës së publikimit të rezultateve të konkursit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Profesori i Kimisë Visar Ismajli ka kërkuar verifikimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me datën dhe orën e përfundimit, protokollimit dhe publikimit të rezultateve të një konkursi në Komunën e Gjilanit.

Në një postim të tij, Ismajli i është drejtuar kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, drejtorit të Arsimit, Jeton Rexhepit, si dhe juristit dhe kryetarit të Komisionit, Burim Sadikut, duke kërkuar që të sqarohet kronologjia e procedurës dhe koha kur janë publikuar rezultatet.

Ismajli ka deklaruar se më 28 shtator 2026 janë bërë 45 ditë nga mbyllja e konkursit, ndërsa ka kërkuar që të verifikohet se kur janë përfunduar, protokolluar dhe publikuar rezultatet.

Duke iu referuar orarit zyrtar të punës, 08:00–16:00, Ismajli kërkon të verifikohet përmes dokumentacionit zyrtar se në çfarë date dhe ore janë përfunduar, protokolluar dhe publikuar rezultatet e konkursit.

Sipas kërkesës së tij, në rast se rezultatet janë protokolluar gjatë orarit zyrtar të punës, ndërsa lista e kandidatëve të pranuar është publikuar pas orës 17:00, kërkohet që institucionet përgjegjëse të japin një sqarim zyrtar për arsyen e publikimit jashtë orarit të punës.

Ismajli ka kërkuar që të verifikohen në mënyrë të veçantë këto çështje:

ora e protokollimit të rezultateve;

numri i protokollit;

Mobi Casa

ora e nënshkrimit të dokumentit;

personat përgjegjës për procedurën;

ora dhe data e publikimit në faqen zyrtare;

arsyeja pse rezultatet nuk janë publikuar brenda orarit zyrtar, nëse kanë qenë të gatshme më herët.

Në postimin e tij, Ismajli ka theksuar se kërkesa nuk është personale ndaj kryetarit Alban Hyseni, drejtorit Jeton Rexhepi apo kryetarit të Komisionit, Burim Sadiku, por, sipas tij, ka për qëllim verifikimin e dokumentuar, transparencën dhe përgjegjësinë institucionale.

“Kjo kërkesë nuk është personale ndaj z. Alban Hyseni, z. Jeton Rexhepi apo z. Burim Sadiku. Kërkoj vetëm verifikim të dokumentuar, transparencë dhe përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Ismajli.

Ai ka kërkuar gjithashtu që, nëse verifikimi dëshmon se janë respektuar të gjitha procedurat, kjo të bëhet e qartë publikisht. Ndërsa, në rast se konstatohet ndonjë parregullsi, Ismajli kërkon që organet kompetente të ndërmarrin veprimet e parapara me ligj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.