ARKATANA

Shahini: Ekonomia e vendit do të goditet rëndë si pasojë e vendimit të Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për vendimin e Hagës dhe pasojat që ky vendim do të ketë në ekonominë e vendit.

Agim Shahini vendimin e shkallës së parë për dënimin e krerëve të UÇK-së e ka cilësuar si vendimin më të rëndë për vendin që nga shpallja e pavarësisë.

Kreu i AKB-së ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Speciale po e paraqet Kosovën si një vend të pasigurt politikisht dhe juridikisht. Si rrjedhojë, investitorët e jashtëm dhe të brendshëm hezitojnë të investojnë në një vend me kësi problemesh.

Uji Dea

“Në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik, Kosova nuk ka marrë asnjë goditje më të rëndë që nga pavarësia e saj e këndej. Ky vendim padyshim që do të ndikojë negativisht edhe në tërheqjen e fondeve ndërkombëtare për vendin. Po ashtu, do të ndikojë në agjendën tonë të integrimeve evropiane. Kosovës i duhet që të bëjë një mobilizim dhe jo vetëm me protesta, siç janë duke u organizuar tash dhe sonte u organizuan në gjithë vendin, dhe kjo tregon se populli është me çlirimtarët. I duhet, po ashtu, një unifikim i gjithë spektrit politik në vend karshi përgjigjes që duhet shteti ynë të japë në vazhdimin e procesit në Hagë, në mbrojtjen e çlirimtarëve atje”, ka thënë Shahini.

Por, sipas kreut të AKB-së, ky nuk është problemi i vetëm i vendit në aspektin ekonomik. Problem shumë i madh, sipas tij, mbeten marrëdhëniet me BE-në dhe fondet e saj të ndara për Kosovën, ku vendit tonë më herët i janë ndarë rreth 900 milionë euro, e janë shfrytëzuar vetëm 7 për qind prej tyre.

“Këto shifet se edhe kur na ndahen mjetet, na nuk dimë t’i marrim, edhe kur i kemi, nuk dimë t’i shpenzojmë. Qeveria aktuale më herët ka thënë se mënyra më e mirë me ndal korrupsionin është mos me investu dhe kjo strategji ka qenë atëherë gabim dhe është edhe tash gabim”, ka shtuar Shahini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.