Fundamenti

Kamberi dhe Lenjani mungojnë në stërvitjen e dytë të Shqipërisë, vjen Roshi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kombëtarja shqiptare zbriti sërish në fushë për seancën e dytë stërvitore të radhës, për ndeshjet e Kupës së Kombeve kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Në ndryshim nga seanca e parë stërvitore, bashkë me grupin ishte bashkuar dhe Odise Roshi, i cili në fakt siç ishte bërë e ditur ishte afruar që të hënën në mbrëmje në grumbullim.

Ky i fundit, pas ushtrimeve të para të diktuata nga trajneri Edy Reja u stërvit i diferencuar bashkë me Berat Gjimshitin, duke bërë disa vrapime rreth fushës.

FIDANISHTJA

Arsyeja mund të jetë deri diku shqetësuese, pasi Roshi ka shfaqur probleme me kaviljen dhe do t’i nënshtorhet për këtë arsye dhe një rezonance magnetike për të kuptuar thellësinë e problemit, ndërsa mbrojtësi i Atalantës vuan nga lodhja muskulare, dhe për shkak të impenjimeve të shumta që ka patur këtë verë me Atalantën.

Ndërkohë seanca rrodhi e qetë në pjesën e lejuar për mediat, ku pas ushtrimeve të para fizike, trajneri kreu dhe disa ushtrime me top për lojtarët, kurse ndarja e grupit në dy pjesë, për shkak të jelekëve që mbanin veshur jepnin të dhënat se grupi me shumë mundësi në pjesnë e mbyllur për mediat do të zhvillonte dhe një ndeshje brenda skuadrës, me trajnerin që mund të merrte të dhënat e para dhe për formacionin që do të hedhë në fushë në ndeshjen me Bjellorusinë, në program me datë 4 shtator.

Nuk janë bashkuar ende me grupin Lenjani dhe Kamberi, për shkak të masave të marra nga shteti zviceran për pandeminë COVID-19 dhe me shumë mundësi nuk do të jenë në grumbullim as në ditët e ardhshme ndërsa e konfirmuar që këtë të hënë ishte mungesa e Kumbullës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.