UBT

17-vjeçari i Bayern Munichut shkruan historinë e Kosovës – debutim që tronditi rekordet dhe impresionoi Fodën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Erblin Osmani ka hyrë në historinë e Kombëtares së Kosovës. Talenti i Bayern Munichut, në moshën vetëm 17 vjeç, 4 muaj e 5 ditë, debutoi me fanellën e “Dardanëve”, duke u bërë lojtari më i ri në histori që luan për Kosovën.

Edhe pse u inkuadrua vetëm në minutat e fundit, Osmani arriti të lërë përshtypje të menjëhershme, aq sa përzgjedhësi Franco Foda e veçoi pas ndeshjes.

“Erblinin e kemi vendosur në minutat e fundit, e ka treguar veten shumë mirë në stërvitje. Është aset i rëndësishëm dhe e dëshmoi veten në ato pak minuta. Ka kryer detyrat me sukses”, deklaroi Foda.

ARKATANA

Por Foda nuk u ndal me kaq. Përzgjedhësi i Kosovës e bëri të qartë se Osmani shihet si një nga emrat që mund të ketë rol të rëndësishëm në të ardhmen e “Dardanëve”.

“Është lojtar i të ardhmes për Kosovën”, përfundoi Foda.

Një debutim prej vetëm pak minutash, por një moment historik për 17-vjeçarin që tashmë ka hyrë në librat e historisë së Kombëtares./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.