VEDAT MURIQIIII! Kosova në epërsi ndaj Irlandës
Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës pas plot 83 minutave lojë.
“Dardanët” e dominuan plotësisht përballjen dhe më në fund arritën ta zhbllokojnë ndeshjen.
Ishte Vedat Muriqi që shënoi një gol të bukur me kokë pas një topi të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit (83’).
Ndërkohë, prizrenasi golin ia dedikoi krerëve të UÇK-së, duke ngritur fanellën “Liri për çlirimtarët”.
Kosova tani duhet ta ruajë rezultatin dhe t’i merr pikët e plota në Prishtinë./Telegrafi/


