Hidromorava

Florent Hadërgjonaj optimist para përballjes me Turqinë: Është ndeshja e karrierës, e merituam të jemi këtu

/ 2 minuta lexim
HW

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj thotë se Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për finalen e play-offit dhe që me plot meritë “Dardanët” kanë mbërritur këtu.

Në një intervistë të drejtpërdrejt me “A Spor”, mbrojtësi i krahut deklaroi se kjo është sfida më e rëndësishme në karrierë dhe të gjithë janë tepër të emocionuar.

“Ndeshja ndaj Turqisë do të jetë ndër më të rëndësishmet e karrierës tonë. Të jemi në gjendje të luajmë këtë finale është ëndërr e bërë realitet. Kemi punuar shumë për të arritur në këtë nivel dhe jemi tepër të emocionuar”.

“Kemi besuar në vetën tonë që nga fillimi dhe bëmë një punë fantastike. Mendoj se e kemi më shumë se merituar që të jemi në finalen e play-offit”.

Ai përndryshe deklaroi se ëndrra e tij është kualifikimi në Kupën e Botës, gjë që po synojnë ta arrijnë të martën.

HW

“Kam gjashtë vite që luaj këtu në Turqi, vendi tashmë ndihet si shtëpi. Të dy fëmijët e mi kanë lindur këtu”.

“Kur e shikojmë Turqinë, mund të themi se lojtarët më të mirë janë Arda Guler, Hakan Calhanoglu dhe Kenan Yildiz. Sidoqoftë kjo nuk e bën ndryshim për ne, është finale – shanse janë gjithmonë 50-50”.

“Por, në fundin e ditës ëndrra ime është të kualifikohemi në Kupën e Botës me kombëtaren e Kosovës”.

Kujtojmë, finalja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.