HW

Mërgim Vojvoda mungon për disa javë shkaku i lëndimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Como merr lajmin e hidhur: Mërgim Vojvoda mungon për disa javë shkaku i lëndimit
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi muskulor, që e ka detyruar të qëndrojë jashtë fushës.

Ylli i Kosovës ka pësuar një problem në kofshë dhe pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se bëhet fjalë për një dëmtim muskulor. Koha e rikuperimit pritet të jetë nga dy deri në tre javë.

Kjo është një goditje e rëndë për trajnerin Cesc Fabregas dhe skuadrën e Comos, që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Fundamenti

Vojvoda ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit këtë sezon, duke regjistruar 31 paraqitje në Serie A dhe Kupën e Italisë. Ai ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime, duke dëshmuar rëndësinë e tij si në aspektin defensiv ashtu edhe në atë ofensiv.

Mungesa e tij vjen në një moment vendimtar për Comon, që vazhdon të jetë në garë për kualifikim në Evropë. Çdo ndeshje në këtë fazë të sezonit është jetike dhe mungesa e një lojtari kaq të rëndësishëm mund të komplikojë objektivat e skuadrës.

Tashmë, Fabregas do të duhet të gjejë alternativa për të mbuluar boshllëkun e lënë nga Vojvoda, teksa skuadra përgatitet për ndeshjet vendimtare të fundit të sezonit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.