Hekuran Kryeziu: Duam një rezultat pozitiv për Kosovën, shteti ynë po përjeton ditë të rënda!
Trajneri i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, ka folur me optimizëm para ndeshjes ndaj San Marinos U21, duke theksuar rëndësinë që futbolli ka në një periudhë të vështirë për vendin.
“E dimë që shteti ynë, populli ynë është duke përjetuar ditë të rënda. Ne si sportistë e dimë veten të obliguar, duke pasur parasysh që futbolli na bashkon si popull. Dua një paraqitje të mirë dhe rezultat pozitiv, për t’i dhënë një lajm të mirë shtetit dhe Kombëtares”, u shpreh Kryeziu.
Ai tha se skuadra është e përgatitur dhe e fokusuar vetëm te sfida e radhës.
“Jemi plot optimizëm për këtë ndeshje. Nuk mendojmë për diçka tjetër përveç kësaj ndeshjeje. Analizat i kemi bërë dhe jemi të gatshëm”, deklaroi trajneri kosovar.
San Marino U21 dhe Kosova U21 përballen sonte nga ora 20:30./Indeksonline/


