ARKATANA

Fillojnë bisedimet mes palëve, Xhaka drejt transferimit te gjiganti turk

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Taulant Xhaka mund të largohet nga Baseli pas shumë viteve qëndrim tek gjiganti zviceran.

Mesfushori shqiptar që 10 vite është pjesë e Baselit (vetëm një vit i huazuar te GC), mund të largohet këtë verë.

29-vjeçari ka një kontratë aktive me Baselin deri në verën e vitit 2021, por klubi dëshiron të vazhdojë tutje.

Megjithatë Xhaka mund të ndërroj kampionat, pasi është gjiganti turk Besiktas që po insiston për transferimin e tij.

Ylli shqiptar luan në disa pozita në fushë, si mesfushor defensivë, mesfushor qendror, në krahun e djathtë të mesfushës, si dhe mbrojtës i djathtë e mbrojtës qendre.

Eco Higjiena

Këto karakteristika të Xhakës i pëlqejnë shumë Besiktasit që po synon afrimin e tij në Stamboll.

Mediat zvicerane dhe ato turke raportojnë se tanimë se Xhaka ka pasur disa bisedime me drejtuesit e Besiktasit.

Klubi nga Stambolli është gati t’i ofrojë një kontratë më të mirë se sa fiton lojtari te Baseli, por nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë se dy milionë euro për kartonin e tij.

Taulanti ka zhvilluar 36 ndeshje këtë edicion me Baselin, ku ka arritur të bëjë tre asistime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.