Uji Dea

Seferi në super-formë, sulmuesi kuqezi i ka shënuar 12 gola në Turqi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e duket se nuk është aspak i kënaqur në Ligën e Parë, por synon Superligën.

Dëshiron ta arrijë me ekipin e tij, Bodrumspor, i cili ndodhet vetëm 4 pikë larg zonës që të ngjit direkt në elitë, ndërsa sulmuesi shqiptar nga Maqedonia ka një meritë të veçantë.

Ka shënuar 12 gola këtë sezon, dhe e fundit ishte në suksesin 3-0 në shtëpi ndaj rivalit Sherikspor. Seferi realizoi rrjetën e tretë, ndërsa për pak ishte autor edhe i së dytës.

Forma e tij është vërtet shumë e mirë, dhe në 22 ndeshje në kampionat ka 16 kontribute për gol, duke shtuar 4 asiste.

Mobi Casa

Njëri nga më të mirët dhe kandidat për Këpucën e Artë bashkë me sulmuesin e Kosovës, Florent Hasani që ka shënuar 14 herë.

Bodrumspori është në vendin e pestë në Ligën e Parë të Turqisë, me 39 pikë, në zonën çerekfinaleve të plej ofit që të ngjit në elitë, por synon të jetë në ndeshjen finale, ose të ngjitet direkt tek më të mirët, shkruan abcnews.

Futbollisti 29-vjeçar ka luajtur mbi 90 për qind të kohës dhe mbi 90 për qind ka qenë edhe titullar, ndërsa shpreson të rikthehet në kombëtare për të cilën nuk luan që nga nëntori i 2024-ës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.