Rita Ora mbush 36 vjeç, babai i saj ndan fotografi nga fëmijëria
Këngëtarja shqiptare Rita Ora feston më 26 nëntor ditëlindjen e saj të 36-të.
Me këtë rast, babai i saj, Besnik Ora, publikoi në Instagram fotografi nga fëmijëria e këngëtares, të shoqëruara me një urim nga familja.
“Gëzuar ditëlindjen, Rita! Shumë urime ditëlindja. Paç një ditë të mrekullueshme, qëndro e lumtur si gjithmonë. Shumë përqafime dhe dashuri nga familja jote”, shkroi ai.

