ARKATANA

Ernest Muçi e fiton Kupën e Turqisë me Trabzonsporin, Enis Bardhi humb penalltinë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Trabzonspor e ka fituar Kupën e Turqisë, duke mposhtur në finale Konyasporin.

Trabzonspor arriti fitore me rezultat të ngushtë 2-1, në sfidën që ishte tepër e baraspeshuar.

Paul Onuachu kaloi Trabzonsporin në epërsi për të realizuar pas harkimit të saktë të Pinas (18’).

Sidoqoftë, Konyaspor u këndell falë Jackson Muleka që u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer (50’).

Hidromorava

Vetëm tetë minuta më vonë, Konyaspor kishte rastin e artë për ta përmbysur megjithatë si rrallë herë, Enis Bardhi dështoi nga pika e bardhë.

Heroi i Trabzonsporit ishte Onuachu që shënoi nga pika e bardhë pasi Jevtovic e preku topin me dorë (77’).

Kësisoj, Muçi e shijon trofeun e parë me klubin e ri, skuadër kjo që e bleu përfundimisht nga rivali Besiktas për 8.5 milionë euro./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.