I dyshuari për vrasje në tentativë dorëzohet në Polici në Viti
Viti – Një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, i cili ishte në kërkim policor, është vetëdorëzuar në Polici.
Sipas raportit shtesë të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Viti, më 3 shtator 2026, rreth orës 13:10.
Më 28 shtator, i dyshuari mashkull kosovar është paraqitur vetë në Polici, pasi ishte në kërkim lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente./rajonipress/


