Eko Higjiena

Gashi: Zgjedhjet e reja mund të sjellin konflikt dhe përplasje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk e konsideron si opsion shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Në një bisedë për Politiko.net, Gashi thotë se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme mbart me vete një potencial të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve.

E për t’u ikur ngjarjeve të dhunshme, ai pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese t’i hapë rrugë formimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

“Së pari, duhet ta presim vendimin final të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi bazën këtij vendimi pastaj të merren vendimet e duhura”.

ARKATANA

“Mendoj se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, sepse ka potencial jashtëzakonisht të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve. Potencialisht do të kishim një grup potencial dhune që është PDK dhe këto palët tjerat, pastaj normalisht që do të reagonin me elemente të forcës dhe kjo mendoj se do të ishte shumë e rrezikshme për vendin”.

“Në situatën në të cilën jemi, zgjidhja më e mirë është zgjidhja kushtetuese dhe juridike dhe formimi sa më shpejtë i institucioneve”.

Ndryshe, sa i përket negociatave të koaliconit LDK-AAK-Nisma me Vetëvendosjen, Arben Gashi thotë se kjo e fundit duhet të shihet si partner strategjik nga partia e tij, por jo me çdo kusht.
“E konsideroj partner strategjik, po duhet parë edhe sjelljen dhe koston politike. Unë gjithmonë e kam konsideruar Vetëvendosjen partner strategjik, edhe në kohën kur të gjithë e konsideronin si armik. Por, duhet të jemi të kujdesshëm me ambiciet politike dhe mënyrën se si sillet Vetëvendosja dhe të tjerët”, thotë Gashi. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.