United Hospital

Pacolli: “Përpara se të flisni për Aeroportin e Vlorës, verifikoni faktet dhe dokumentet”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Biznesmeni dhe investitori Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me diskutimet publike për financimin dhe të ardhmen e Aeroportit të Vlorës, duke u bërë thirrje opinionistëve dhe gazetarëve që, para se të komentojnë për projektin, të verifikojnë dokumentet dhe të dhënat përkatëse.

Përmes një postimi publik, Pacolli ka thënë se po ndjek nga larg diskutimet televizive për Aeroportin e Vlorës dhe ka kërkuar që debati publik të mbështetet në fakte dhe informacion të verifikuar.

Ai ka kundërshtuar pretendimet se Aeroporti i Vlorës është përdorur si hipotekë për kredinë e marrë nga Delphos, si dhe se qeveria shqiptare apo ndonjë subjekt tjetër publik ose privat në Shqipëri mban përgjegjësi për këtë kredi.

Sipas Pacollit, kredia e Delphos është marrë nga MABCO, ndërsa ai pretendon se garancia është vendosur mbi asetet e kompanisë në Zvicër dhe se asetet e MABCO-s në Shqipëri nuk janë përdorur si garanci për këtë kredi.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Edhe pse ndodhem larg Shqipërisë, po ndjek me vëmendje disa emisione televizive ku diskutohet për projektin e Aeroportit të Vlorës.

U drejtohem opinionistëve, drejtuesve të emisioneve dhe gazetarëve: përpara se të flisni për këtë projekt, ju lutem informohuni me kujdes, njihuni me faktet dhe verifikoni dokumentet.

Shumë njerëz ju besojnë dhe, kur nuk e njohin nga afër situatën, krijojnë bindjet e tyre mbi bazën e asaj që dëgjojnë prej jush. Prandaj, pasaktësitë dhe paragjykimet që përcillni mund të kthehen lehtësisht në “të vërteta” për publikun.

United Hospital

Çdokush ka të drejtë të kritikojë, por kritika duhet të mbështetet në fakte dhe në informacion të verifikuar. Fjala publike ka peshë dhe kërkon përgjegjësi. Publiku meriton të informohet saktë dhe me integritet!

Është e pasaktë të thuhet se Aeroporti i Vlorës është hipotekuar për kredinë e Delphos. Po aq i pasaktë është pretendimi se qeveria shqiptare apo ndonjë subjekt tjetër publik ose privat në Shqipëri ka përgjegjësi për këtë kredi.

Kredia e Delphos është marrë nga MABCO dhe është garantuar vetëm me asetet e saj në Zvicër. Asetet e MABCO-s në Shqipëri nuk janë vendosur si garanci për këtë kredi.

MABCO është investitori kryesor i Aeroportit të Vlorës. Kontrata me Delphos përmban një klauzolë që parashikon mundësinë e rritjes së financimit nga 20 në 100 milionë, nëse lind nevoja. Këtë mundësi e kemi parashikuar qëllimisht, për të siguruar vazhdimësinë e financimit të projektit.

Pra, nëse BKT-ja do të tërhiqej nga financimi, ne do të kishim menjëherë një burim alternativ për ta zëvendësuar. Kjo është një masë përgjegjësie dhe kujdesi për përfundimin e aeroportit. Ashtu siç kemi zëvendësuar menaxhimin turk me menaxhim evropian, kemi parashikuar edhe alternativa për financimin.

Kjo është e vërteta. Pretendimet e pavërteta për hipotekimin e aeroportit dhe përgjegjësinë e palës shqiptare ndaj kredisë së Delphos janë shpifje që keqinformojnë opinionin publik.

Prandaj, u bëj thirrje opinionistëve, gazetarëve dhe kujtdo që flet publikisht për këtë çështje: informohuni përpara se të flisni. Njerëzit ju dëgjojnë dhe ju besojnë. Kjo besueshmëri ju ngarkon me detyrimin moral për të thënë të vërtetën dhe për t’i mbështetur deklaratat në fakte, jo në hamendësime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.